Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kosta Grillos, Basha: Lajm i trishtë për sportdashësit

5 Tetor 2021, 09:08 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Kosta Grillos, Basha: Lajm i trishtë për

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit, Kostandin Grillos. Basha shprehet se ky ishte një lajm i trishtë për sportdashësit që ishin mësuar me zërin dhe profesionalizmin e Grillos. Basha u shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të komentatorit për këtë humbje.

‘Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve!‘- shkruan Basha.

Kostandin Grillo, gazetari dhe komentatori sportive humbi jetën mëngjesin e sotëm për shkak të Covid-19 në Turqi, aty ku ishte duke u kuruar kundër virusit. Fillimisht ai ishte i shtuar në një spital privat në Tiranë mirëpo gjendja shëndetësore e Grillos u përkeqësua dhe u nis drejt Turqisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha nderron jete kosta grillo lulzim basha nderron jete kosta grillo

Sondazh

Poll