Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kosta Grillos, Rama: Shok prej fëmijërisë, lamtumirë…

5 Tetor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Kosta Grillos, Rama: Shok prej fëmijërisë,

TIRANË– Ndarja nga jeta e komentatorit dhe gazetarit Kostandin Grillo ka prekur kryeministrin Edi Rama, pasi së bashku kanë qënë miq që nga fëmijëria. Rama ka ndarë një foto të Grillos në rrjetin social ‘Facebook’ duke i dhënë në këtë mënyrë lamtumirën e fundit. Kreu i qeverisë shkruan se Grillo ka qënë një zë i dashur i sfidave futbollistike, një sportdashës i paepur dhe njeri me energji pozitive.

POSTIMI:

LAMTUMIRË KOSTA. Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar

Kostandin Grillo, gazetari dhe komentatori sportive humbi jetën mëngjesin e sotëm për shkak të Covid-19 në Turqi, aty ku ishte duke u kuruar kundër virusit. Fillimisht ai ishte i shtuar në një spital privat në Tiranë mirëpo gjendja shëndetësore e Grillos u përkeqësua dhe u nis drejt Turqisë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nderron jete kosta grillo edi rama nderron jete kosta grillo

Sondazh

Poll