Aktualitet

Atentati i dyfishtë u filmua nga kamerat, 25 persona përfundojnë në polici

5 Tetor 2021, 07:26 Nga DOSJA
Atentati i dyfishtë u filmua nga kamerat, 25 persona përfundojnë

ELBASAN– 25 persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit të cilët do të merren në pyetje në lidhje me atentatin e ndodhur një natë më parë ku mbetën viktimë Ardian Subashi (Çollaku) dhe Lulzim Bitri. Mësohet se personat e shoqëruar janë kryesisht punonjës të hotelit që kanë qenë edhe dëshmitarë të krimit të dyfishtë. Ata mund të japin më shumë detaje rreth autorëve.

Nga ana tjetër është mësuar se kamerat e karburantit ku dhe ndodhi atentati kanë filmuar gjithçka. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë janë sekuestruar nga policia dhe po shqyrtohen për të zbuluar detaje rreth autorëve.

Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Jo shumë metra larg vendit të krimit, në zonën e Metalurgjikut, policia gjeti një makinë tip “Volvo” duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve.

Kush ishin shënjestrat e atentatit?

Bitri dhe Çollaku kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penal. Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, në vitin 2015 është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”. Në vitin 2015, sapo kishte dalë nga burgu, ai shkaktoi një viktimë pas një aksidenti me makinë. Ndërsa këtë vit, u hetua për vrasjen e Everest Çakajt.  Bitri u arrestua në vitin 2018, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian çollaku lulzim bitri vrasja e dyfishte ne elbasan vritet ardian çollaku ardian çollaku lulzim bitri vrasja e dyfishte ne elbasan vritet ardian çollaku

Sondazh

Poll