Gabimi 7 miliardë dollarësh! Pse ‘ranë’ Facebook, Instagram dhe WhatsApp
5 Tetor 2021, 06:42Nga DOSJA
TIRANË– Një gabim teknik gjatë konfirgurimit ishte ai që shkaktoi bllokimin e rrjeteve sociale prej më shumë se shtatë orësh dhe mbi 7 miliardë humbje në pasurinë e CEO-s së Facebook, Mark Zuckerberg.
Vetë Facebooknë një reagim zyrtar e ka bërë me dije këtë gjë, teksa shton se gjithçka do të funksionojë përsëri normalisht dhe se të dhënat e përdoruesve nuk janë sulmuar. Edhe pse në fillim pati zëra për një sulm të sponsorizuar në Facebook, vetë kompania e moho këtë gjë.
“Për të gjithë njerëzit dhe bizneset në të gjithë botën që varen nga ne, na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar nga ndërprerja e sotme në platformat tona. Ne kemi punuar sa më shumë që të jetë e mundur për të rivendosur aksesin, dhe sistemet tona tani janë duke u aktivizuar. Shkaku themelor i këtij ndërprerje gjithashtu ndikoi në shumë nga mjetet dhe sistemet e brendshme që ne përdorim në operacionet tona të përditshme, duke ndërlikuar përpjekjet tona për të diagnostikuar dhe zgjidhur shpejt problemin. Ekipet tona inxhinierike kanë mësuar se ndryshimet e konfigurimit në ruterët bazë që koordinojnë trafikun e rrjetit midis qendrave tona të të dhënave shkaktuan çështje që ndërprenë këtë komunikim,”- tha Facebook ndër të tjera.
Shërbimet e mediave sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram u ndërprenë për thujase shtatë orë. Doëndetector, i cili gjurmon ndërprerjet dhe problematikat e aplikacioneve, tha se ishte dështimi më i madh që kishte ndodhur ndonjëherë, me thuajse 10.6 milion raportime për probleme në aksesueshmërinë e rrjeteve në të gjithë botën.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Barinjtë e zonës së Vermoshit kanë dhënë detaje në lidhje me atë që kanë parë një ditë më parë kur ra avioni i vogël në livadhet e zonës së ...
TIRANË– Kostandin Grillo, gazetari dhe komentatori sportive që humbi jetën sot për shkak të Covid-19 nuk ishte një emër pak i dëgjuar në Shqipëri. Ai...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është lajmi mbi reagimin e Mark Zuckerberg për blloki...
GJIROKASTËR– Bashkia Gjirokastër ka paralajmëruar pezullimin e punimeve të ujësjellësit të ri në lagjet e sipërme të qytetit. Gazetari Piro Nase rapo...
TIRANË– Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.Sipas Mete...
TIRANË– Apikacionet dhe rrjetet sociale më të përdorura në planet, Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk po funksionojnë prej më shumë se katër orësh....