Bota

Dita 11/ Tensonet në veri, Jarinja dhe Bërnjaku vijojnë të bllokuara, KFOR patrullon zonën, Kosova dhe Serbia ende pa një

30 Shtator 2021, 08:38 Nga DOSJA
Dita 11/ Tensonet në veri, Jarinja dhe Bërnjaku vijojnë të

KOSOVË- Prej 11 ditësh, pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut vazhdojnë të jenë të bllokuara. Ditën e djeshme Kosova dhe Serbia zhvilluan bisedime në Bruksel me qëllimin e zgjidhjes së situatës në veri të vendit. Zv. Kryeministri Besnik Bislimi u shpreh se ishte arritur një draft-marrëveshje, por kjo u mohua nga pala serbe.

Drafti i përpiluar për marrëveshjen u firmos nga Kosova dhe pritet të finalizohet nga Serbia. Marrëveshja që do të shërbejë për shtensionimin e situatës së krijuar mes dy vendeve, përbëhet nga tre pika:

1-Serbia dhe Kosova të përdorin tabela, në vend të ndërrimit të targave.

2-Formimi i një grupi punues për lëvizjen e lirë brenda 6 muajve mes dy vendeve.

3-Largimi i barrikadave dhe vendosja e KFOR-it në të dy pikat kufitare.

Edhe pse nuk janë raportuar incidente të tjera, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës vijojnë të qëndrojnë pranë bllokadave. Prezent është edhe misioni i KFOR. Protestat e qytetarëve serbë vijojnë prej 11 ditësh, për shkak të pakënaqësisë së tyre ndaj vendimit të marrë prej qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave.

Qytetarët serbë po protestojnë prej dhjetë ditësh në shenjë pakënaqësie pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakut.

Sipas vendimit të qeverisë së Kosovës, i cili hyri në fuqi të hënën e kaluar, makinat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme vendosen në xhamat para dhe prapa. Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

(i.d/d.a/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni besnik bislimi kfor ne kosove kosova vendos reciprocitetin me serbine tensionet në veri të kosovës besnik bislimi kfor ne kosove kosova vendos reciprocitetin me serbine tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 16:43

SHBA- Një fitues i lotarisë në SHBA, u mbyt në liqen, para se të arrinte që të merrte përfitimet e tij. Daliymail shkruan se 57-vjeçari Gregory Jarvis u ...