Bota

SHBA: Projekt-ligji për shmangien e mbyljes së qeverisë, pret firmën e Presidentit Biden

30 Shtator 2021, 20:59 Nga DOSJA
SHBA: Projekt-ligji për shmangien e mbyljes së qeverisë, pret

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi të enjten për të miratuar një masë të miratuar nga Senati që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë duke financuar agjencitë federale përtej të premtes kur fillon viti i ri fiskal.

Tani projekt-ligji i miratuar nga dy dhomat e Kongresit shkon tek Presidentit Joe Biden, i cili pritet ta nënshkruajë atë duke e kthyer në ligj para afatit të mesnatës, kur skadon financimi aktuar i qeverisë.

Më herët, senati e firmosi këtë masë, duke shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë federale, që nëse ndodhte do të ishte një goditje e rëndë për Partinë Demokrate. Në bazë të projekt-ligjit, agjencitë federale financohen deri më 3 dhjetor.

Ndërsa ky projekt-ligj duket se do të miratohet, fati i një pakete prej 1 trilion dollarësh për të rindërtuar rrugët, urat dhe infrastrukturën tjetër të vendit është shumë më pak i sigurt.

Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer tha të enjten se ai do t’i kërkojë Senatit të marrë në konsideratë një projekt-ligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për rritjen e kufirit të borxhit “që javën e ardhshme”.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota chuck schumer joe biden chuck schumer joe biden

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 16:43

SHBA- Një fitues i lotarisë në SHBA, u mbyt në liqen, para se të arrinte që të merrte përfitimet e tij. Daliymail shkruan se 57-vjeçari Gregory Jarvis u ...