“Kosova nuk e arriti atë që deshi”, mediat serbe nuk rrinë të qeta, komentojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel:
SERBI – Marrëveshja për targat u firmos mes Serbisë dhe Kosovës dhe mediat përcollën lajmin pas daljes në konferenca zyrtare të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit kosovar Albin Kurti.
Mediat ndërkombëtare transmetuan lajmin se marrëveshja ishte arritur dhe e shoqëruan me deklaratat e emisarit të Bashkimit Europian Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretarit Amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të cilët shpreheshin të kënaqur që u gjet gjuha e përbashkët dhe palët arritën të qetësonin situatën duke u ulur në dialog.
Për marrëveshjen shkruajtën gjithashtu edhe mediat serbe e ndërkohë që përcjellin lajmin e firmosjes së marrëveshjes, ato githashtu paraqitën dhe pjesë nga fjala e Vuçiç.
Gazeta serbe Blic shkruan se i dërguari amerikan në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk e përjashton mundësinë që SHBA të emërojë një të dërguar për dialog, i cili ishte në administratën e ish-Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, dhe shtoi se mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndodhë.
“Shtetet e Bashkuara i dhanë Prishtinës të drejtën për të kryer reciprocitet ndaj Serbisë, por ai shtoi se lëvizja e fundit e Prishtinës në lidhje me targat ishte një surprizë për ta”, shkruan Blic.
Media serbe B92 shkruan në një artikull se Presidenti Vuçiç e quante komplimentin më të bukur deklaratën e Kryeministrit Kurti se pengesa e vetme për pavarësine e Kosovës ishte Presidenti serb.
“Dje mund të shikoja të gjithë ankthin e Kurtit. Kosova nuk e arriti të që deshi”, ka thënë Vuçiç në lajmin e B92.
Gjithashtu, në një tjetër artikull të B92 pas marrëveshjes shkruhet se Vuçiç ka deklaruar se shqiptarët e morën mësimin e tyre dhe se ROSU (forcat speciale kosovare) do tërhiqet në 2 tetor.
“Tërheqja e ROSU është parashikuar, dhe ky është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të takojnë rezistencën e popullatës serbe. Kthimi i KFOR -it është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohet siguri garanci për serbët, ” ka thënë Vuçiç në median serbe.
Nuk e dime nëse media apo Presidenti Vuçiç ka harruar të përmendë se marrëveshja është reciproke dhe forcat serbe do të tërhiqen gjithashtu. Duket se mediat vendase po përpiqen të përcjellin idenë se marrëveshja pati një fitues dhe ajo në këtë rast ishte Serbia.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Hoti: Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar marrëveshjen e arritur ditën e sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Me anë të një posti...
“Shqiptarët e mësuan gabimin, do tërheqin forcat speciale”, Vuçiç “harron” të përmendë se tërheqja është reci
SERBI – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar publikut në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Oficerëve në Nish dhe ka...
ZYRTARE/ Kosova refuzon projektin e mbështetur nga SHBA për gazin
KOSOVË- Kosova ka refuzuar projektin për gazsjellësin në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Ekspress shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Ministrja e Ekonomisë,...
Pas marrëveshjes për targat, BE thirrje Kosovës: Respektoni Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka publikuar njoftimin e saj pas arritjes së marrëveshjes së përkohshme mes Kosovës dhe Serbisë për targat dhe shtensionimin e situat...
Haradinaj kundër marrëveshjes për targat: Veriu i Kosovës po trajtohet ndryshe, kjo është një kthim pas
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar transparencë të plotë të marrëveshjes së nënshkruar ditën e sotme mes Kosovës dhe Serbisë pë...
NASA përplaset me miliarderin Bezos, çështja shkon në gjykatë
SHBA – NASA ka shpërthyer ndaj firmës hapësinore të Jeff Bezos “Blue Origin” lidhur mbi vendimin e miliarderit për të çuar agjencinë hapësinore në ...
Tentoi të arratisej për të evituar gjyqin, kapet 96-vjeçarja gjermane e cila akuzohet se ndihmoi në vrasjen e 11 mijë pers
GJERMANI- Një grua 96-vjeçare që punonte si sekretare për një komandant të kampit nazist të përqendrimit është kapur disa orë pasi u arratis nga shtëpia ...
Youtube bllokon dy kanale të TV shtetëror rus, kjo e fundit kërcënon mbylljen e platformës
RUSI– Rusia ka kërcënuar se do të ndalojë YouTube nëse nuk rivendos dy kanalet në gjuhën gjermane të mbështetur nga shteti rus, të cilët u fshinë për shke...
Historia që po mban ”në ankth’ Greqinë! Një kërkesë për miqësi në Facebook shkaktoi gjithçka, i hodhi acid
GREQI- Është zhvilluar gjyqi i rradhës në Greqi, për sulmin me acid kundër Ioanna Paliospyrou nga 36-vjeçarja Efi Kakaratzoula, e cila ishte sot në ...