Bota

Ndërhyrje në punët e brendshme të vendit, Etiopia shpall “non-grata” 7 zyrtarë të OKB-së: Kanë 72 orë për

30 Shtator 2021, 18:47 Nga DOSJA
Ndërhyrje në punët e brendshme të vendit, Etiopia shpall

ETIOPIA- Qeveria e Etiopisë ka urdhëruar dëbimin e shtatë zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara nga vendi. Aljazeera shkruan se këtë veprim Etiopia e ka marrë pasi zyrtarët kanë ndërhyrë në punët e brendshme të saj. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ishte “i tronditur” nga dëbimi, sipas zëdhënëses së OKB-së Stephanie Tremblay.

“Ne tani jemi duke u angazhuar me qeverinë e Etiopisë me shpresën se OKB-së përkatëse do t’i lejohet të vazhdojë punën e tyre të rëndësishme,” tha ajo.

Shtatë zyrtarët, të cilët përfshijnë individë nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), janë shpallur “persona non grata” dhe u kanë dhënë 72 orë kohë për të lënë vendin. Grant Leaity, zëvendës koordinatore humanitare për OCHA dhe Adele Khodr, përfaqësuese e UNICEF -it në Etiopi, ishin mes atyre që u dëbuan. Kwesi Sansculotte i OCHA, Saeed Moahmoud Hersi, Ghada Eltahir Midaëi dhe Marcy Vigoda gjithashtu u urdhëruan të largoheshin, së bashku me Sonny Onyegbula, nga Zyra e OKB-së e komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota adele khodr etiopia shpall non-grata 7 zyrtare te okb grant leaity kwesi sansculotte saeed moahmoud hersi adele khodr etiopia shpall non-grata 7 zyrtare te okb grant leaity kwesi sansculotte saeed moahmoud hersi

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 16:43

SHBA- Një fitues i lotarisë në SHBA, u mbyt në liqen, para se të arrinte që të merrte përfitimet e tij. Daliymail shkruan se 57-vjeçari Gregory Jarvis u ...