Bota

Osmani: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është angazhimi ynë i përditshëm, nuk do të ndalemi në adresimin e përgjegjë

30 Shtator 2021, 18:17 Nga DOSJA
Osmani: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është angazhimi

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas kthimit të trupave të 7 personave të vrarë nga regjimi serb në Masakrën e Rezallës. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se u bashkohet dhimbjes së familjarëve të tyre, duke shtuar se nuk do të ndalen asnjëherë, për të zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë. Ajo gjithashtu shton së as nuk do të ndalen në adresimin e përgjegjësive për aktet e krimit.

Postimi i Plotë:

Sot, trupat e shtatë qytetarëve tanë të vrarë nga regjimi gjenocidal serb në Masakrën e Rezallës dhe eshtrat e dy trupave që ribashkohen, u kthyen në atdheun e tyre nga Kizhevaku. Ata përfundimisht do ta kenë një vendprehje ku familjarët dhe ne mund të vendosim lule në kujtim të tyre. Sot, i bashkohem dhimbjes së familjeve të tyre dhe rikujtoj se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm, derisa ta zbardhim fatin e secilit.

Siç nuk do të ndalemi as në adresimin e përgjegjësisë për akterët e krimit. Drejtësia për viktimat është synim i yni dhe parakusht për paqe të qëndrueshme, ndërkaq Serbia ka përgjegjësi shtetërore për mbajtjen peng të fatit të edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë dhe fshehjes së fakteve mbi ta. U prehshin në paqe të masakruarit e Rezallës dhe i përhershëm qoftë kujtimi për ta!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni fati i te zhdukurve masakra e rezalles vjosa osmani fati i te zhdukurve masakra e rezalles vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 16:43

SHBA- Një fitues i lotarisë në SHBA, u mbyt në liqen, para se të arrinte që të merrte përfitimet e tij. Daliymail shkruan se 57-vjeçari Gregory Jarvis u ...