Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takohet me Stoltenberg në selinë e NATO-s

30 Shtator 2021, 20:04 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takohet me Stoltenberg në

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet ditën e nesërme me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në selinë e NATO-s, në Bruksel. Në takimin mes Lajçak dhe Stoltenberg do të flitet për dialogun mes dy vendeve. Ndërkohë që në njoftimin e publikuar nga NATO thuhet se mbështetja ndaj dialogut Kosovë-Serbi do të vazhdojë.

“Ditët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli me Presidentin Vuçiç dhe Albin Kurti për nevojën e de-përshkallëzimit, shfaqjes së përmbajtjes dhe kthimit në dialog; dhe mezi presim që nesër të kemi Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajčák , ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut. Kjo është rruga e vetme drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike për rajonin dhe është çelësi për stabilitetin në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatë.

Lajmi kryesor/ Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kufitare dhe vendoset KFOR

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 16:43

SHBA- Një fitues i lotarisë në SHBA, u mbyt në liqen, para se të arrinte që të merrte përfitimet e tij. Daliymail shkruan se 57-vjeçari Gregory Jarvis u ...