Bota

30 Shtator 2021, 16:43 Nga DOSJA

SHBA- Një fitues i lotarisë në SHBA, u mbyt në liqen, para se të arrinte që të merrte përfitimet e tij. Daliymail shkruan se 57-vjeçari Gregory Jarvis u gjet i mbytur në liqenin Huron në Miçigan, ndërsa policia në portofolin e tij gjeti biletën fituese të 45 mijë dollarëve.

Ai u gjet i mbytur një javë e gjysmë pasi ai arriti të fitonte çmimin e parë. Pasi kishte fituar, ai nuk ishte në gjendje që të merrte menjëherë lekët, pasi nuk kishte kartë të Sigurimeve Shoqërore.  Jarvis kishte aplikuar për një kartë të re dhe me paratë që do të merrte kishte në plan të vizitonte familjen. Ndëkohë që një ditë më vonë u kthye në barin e përhershëm për të festuar fitoren e tij.

Ndërsa pas datës 19, 57-vjeçarin nuk e pa më askush, dhe kjo shqetësoi shefin e tij të punës, si dhe njerëzit të lokali i tij i preferuar, në të cilin shkonte çdo ditë. Dy ditë më vonë një banor i Caseville që jeton në një plazh privat në Qarkun Huron thirri policinë sepse kishte parë një trup pranë një varkë. Policia konfirmoi se trupi ishte i Jarvis dhe varka i përkiste atij. Autopsia zbuloi se ai goditi kokën para se të mbytej.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gregory jarvis gregory jarvis

Sondazh

Poll