Bota

Refuzimi i projektit amerikan të gazit nga qeveria, Haradinaj pyet Kurtin: A je takuar me përfaqësuesit rusë në Greqi

30 Shtator 2021, 17:15 Nga DOSJA
Refuzimi i projektit amerikan të gazit nga qeveria, Haradinaj pyet Kurtin:

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas refuzimit që qeveria e Kosovës i bëri projektit amerikan të gazit. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka ngritur dyshime se kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Greqi është takuar me përfaqësues të Gazpromit rusë. 

Postimi i plotë:

Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!? Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ditën e sotme qeveria e Kosovës refuzoi projektin amerikan të gazit, duke u shprehur se nuk kishin mjaftueshëm të dhëna në lidhje me këtë projekt.

(I.A/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosova refuzon projektin per gazin ramush haradinaj albin kurti kosova refuzon projektin per gazin ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 16:43

SHBA- Një fitues i lotarisë në SHBA, u mbyt në liqen, para se të arrinte që të merrte përfitimet e tij. Daliymail shkruan se 57-vjeçari Gregory Jarvis u ...