Bota

Metodë e re, qeveria greke ofron 50 GB internet për çdo adoleshent që vaksinohet  

30 Shtator 2021, 18:06 Nga DOSJA
Metodë e re, qeveria greke ofron 50 GB internet për çdo

GREQI- Qeveria greke ka gjetur një mënyrë të re për të joshur adoleshentët që të bëjnë vaksinën anti-Covid. Protothema shkruan se sipas një vendimi të publikuar ditën e sotme, qeveria ka ofruar 50 GB internet për të gjithë adoleshentët që do të bëjnë vaksinën. Ky lloj shpërblimi do t’i jepet çdo adoleshenti nga mosha 15 deri në 17 vjeç, i cili do të bëjë vaksinën.

Ky llojë shpërblimi do të nisë më 11 tetor do të t’i jepet çdo personi që ka marrë dozën e parë të Covid. 50 GB e internetit do të jepen çdo muaj me nga 10 GB. Ndërkohë që kalimi i internetit te të rinjtë do të bëhet me anë të aplikimit në një site të posaçëm, me anë të cilit do të bëhet vërtetimi që adolëshentët kanë marrë vaksinën dhe do të kalojnë internetin më vonë.

Qeveria greke ka ofruar shumë përfitime për të bërë që të rinjtë të vaksinohen. Një nga këto përfitime ka qenë edhe dhënia e lekëve, te të rinjtë që kanë pranuar të vaksinohen.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 50 gb internet vaksinimi i adoleshenteve ne greqi vaksinimi ne greqi 50 gb internet vaksinimi i adoleshenteve ne greqi vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 16:43

SHBA- Një fitues i lotarisë në SHBA, u mbyt në liqen, para se të arrinte që të merrte përfitimet e tij. Daliymail shkruan se 57-vjeçari Gregory Jarvis u ...