Bota

VIDEO/ Kriza e karburantit në Angli, The Simpsons “godasin sërish”, videoja e parashikimit të situatës

30 Shtator 2021, 20:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Kriza e karburantit në Angli, The Simpsons “godasin

ANGLI- Një pjesë nga seritë e filmit të animuar The Simpsons, është bërë virale në internet, e cila thuhet se është një parashikim i situatës së tanishme në Angli. Shumë video janë postuar në rrjetet sociale, në lidhje me një pjesë të The Simpsons, ku personazhi Homer Simpson mbush sabratorin e makinës së tij plotë me karburantë.

Videoja u bë virale për shkak të problemit të karburantit që ka pllakosur Anglinë ditët e fundit. Fansat e konsiderojnë këtë një parashikim tjetër të serisë së animuar. Pamjet vijnë nga një episod i vitit 2010, i titulluar “Lisa Simpson, This Is Not Your Your Life”, ku Homer Simpson vendos 1000 gallonë karburant.

“Simpsons kishin shumë të drejtë“, shkruhet në një koment.

“Ata dinë gjithçka,“shkruhet në një tjetër koment.

Sidoqoftë, krijuesit e serisë deklaruan: Ne marrim më të pamundurën, që nuk do të ndodhë kurrë, por pastaj rezulton se imagjinata jonë bëhet e vërtetë.

The Simpsons predicted it again. LOL. #GasShortage2021 #GasShortage pic.twitter.com/nqUS5fvdrh

— TodayInSports (@TodayInSports3) May 16, 2021

Por kjo nuk është hera e parë që seriali i animuar ka parashikuar të ardhmen. Disa nga parashikimet e The Simpsons janë zgjedhja e Trump si presidenti i SHBA-ve, fundi i episodit të 5-të të Game of Thrones; Gjermania kampione bote në futboll, sëmundja e Ebolës, vdekja e Kobe Bryant, etj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota homer simpson lisa simpson mungesa e karburantit ne angli the simpsons homer simpson lisa simpson mungesa e karburantit ne angli the simpsons

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 16:43

SHBA- Një fitues i lotarisë në SHBA, u mbyt në liqen, para se të arrinte që të merrte përfitimet e tij. Daliymail shkruan se 57-vjeçari Gregory Jarvis u ...