Bota

Hoti: Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike 

30 Shtator 2021, 16:24 Nga DOSJA
Hoti: Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar marrëveshjen e arritur ditën e sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoti shkruan se situata e krijuar mes dy vendeve nuk duhet ta kthej vendin në procese që i kanë kaluar. Ai gjithashtu ka shtuar se policia e KFOR-it, nuk mund të marrë kompetencat e policisë së Kosovës.

Postimi i Plotë:

Sa i përket veprimeve të fundit, Kosova është plotësisht në të drejtën e saj. Por, situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese që i kemi tejkaluar në koordinim me partnerët tanë, por gjithmonë në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.

KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës. KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës. Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Vetëm marrëveshja përfundimtare i zgjidh çështjet e hapura në mes të dy vendeve.

Lajmi kryesor/ Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kufitare dhe vendoset KFOR

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrihet marreveshja per targat avdullah hoti arrihet marreveshja per targat avdullah hoti

Sondazh

Poll