Politike

Shqiptarët e Kosovës në vendin tonë, Rama: Kishte një absurditet me lejet e punës, përziheshin me bakshishe, kushërinj e

27 Shtator 2021, 15:45 Nga DOSJA
Shqiptarët e Kosovës në vendin tonë, Rama: Kishte një

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar burokracitë me të cilat duhet të përballeshin qytetarët e Kosovës kur vinin për të studiuar, jetuar apo punuar në Shqipëri. Në një takim me studentët në Prishtinë, Rama tha se kishte një absurditet më herët, pasi kosovarët trajtoheshin si arabë, ndërsa tani është rregulluar gjithçka.

“Një nga pikat që kemi diskutuar sot ka qenë për arsimin, kemi probleme që lidhen me njohjen e diplomave, me kontradikta mes ligjeve këtu e në Shqipëri, lejet e qëndrimit, Shqipëria i ka hequr, për çdo qytetar të Kosovës që vjen në Shqipëri, nuk ka më nevojë për dokumenta, për një procedurë të shkurtër merret një leje qëndrimi pa afat. Për lejet e punës….kishte një absurditet në legjislaturën tonë sepse ishin trajtuar sikur të ishin arabë.

Ne e hoqëm dhe u dhamë të drejtat njësoj siç funksionon e thashë edhe më përpara, siç është në BE. Me të njëjtat rregulla sepse mes shqiptarësh kishte një histori rregullash e letrash që përzihen me bakshishe, me miq e kushëri. Në këtë aspekt e kemi çliruar këtë gjë. Aspekti tjetër është sa mund ta zgjerojmë këtë gjë. Kemi një sërë projektesh ku do të fusim një sërë univeristetesh. Do të fusim dhe uiversitetin Teknik të Stambollit,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Rama i mëshon dialogut: Lufta fitohet në tavolinë me politikë, pakicat serbe në Kosovë janë më të përkëdhelurit. Çështja e targave të mos kthehet si e tarifës 100%

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama me studentet ne kosove edi rama rama me studentet ne kosove

Sondazh

Poll