Politike

VIDEO- Akuzat e Berishës për pazare Rama-Basha, Duma: Nuk kam asnjë koment, preferoj ta lexoj si pjesë të karizmës së tij

27 Shtator 2021, 16:30 Nga DOSJA
VIDEO- Akuzat e Berishës për pazare Rama-Basha, Duma: Nuk kam

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma nuk ka preferuar të japë asnjë koment për fjalët e ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e ka akzuuar kryedemokratin Lulzim Basha se po bën pazare me kryeministrin Edi Rama. E ftuar në News 24, përballë gazetares Ola Bruko, Duma tha se Berisha është një person që ka karizmën si pjesë të karakterit të tij dhe preferon që këto shprehi t’i lexojë si të tilla, duke mos dhënë asnjë koment.

“Jo nuk kam asnjë koment mbi këtë çështje, sepse s’mund të kem Ola për arsye se unë e di që një ingredient i fuqishëm i zotit Berisha ka qenë karizma emocionale e tij, në lidershipin e tij. Është pjesë e personalitetit të tij. Patjetër që ngjyrimet apo thëniet dua t’i lexoj si të tilla si pjesë e një karizme të një njeriu që ka udhëhequr dhe që ka udhëhequr dhe me emocione,”- tha Duma.

Momenti në minutën 38:00

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratëtn ët ë gjithë Shqipërinë, teksa është shprehur se kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha. Këtë të fundit e ka quajtur dhe ish-kryetar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grida duma lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd grida duma lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll