Politike

Vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës, Duma: E keqja më e vogël, ish-kryeministrin s’e paragjykoj për ‘foltore

27 Shtator 2021, 13:50 Nga DOSJA
Vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës, Duma: E keqja

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ka komentuar si të keqen më të vogël që mund të ishte bërë, vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi partlamentar i PD-së. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Duma tha se nuk e gjykon ish-kryeministrin Berisha për nismën që ka marrë, por shton se PD-ja sot duhet të jetë më e bashkuar se kurrë.

“Mbështetësit e Berishës janë plotësisht demokratë. Mendimet e tyre duhen respektuar. Kanë ndjekur lidershipin e kaluar, të sotëm, dhe detyra e liderishipit e hierarkisë së saj është që bashkoi të shkuarën me të ardhmen. Armët, fuqinë etj. Mos i preket historia e tyre për të cilët duhet të jenë krenarë. Bashkë me partnerin SHBA t’i çojë në fitore. Kjo nuk është idealizëm, por detyrë. Nuk them këtu çfarë duhet bërë ndryshe. Nuk i jap ndonjërit këshillë personale, s’e kam këtë delir. Nuk i jap dot. Padiskutim që sot lëmë mënjanë vendimet e marra apo kushtëzimet mbi to, për të parë për të ardhmen. Kjo i duhet demokratëve, pas të gjithave këtyre na duhet PD e bashkuar. Demokratët duhet të jenë sup më sup.

Nuk e gjykoj aksionin, është vullnet i tij. Nuk marr përsipër të jap këshilla. Në një moment të cakuar kam thënë që Basha nuk e përcolli tek anëtarësia, nuk dua të imagjinoj demokratë të Bashës e Berishës. Nëse ka këtu ndonjë përgjegjësi përveç përgjegjësisië për të qenë të bashkuar. Duhet t’i thërrasim refleksionit, arsyes, për t’i thënë që s’ka arsye tjetër për të shkuar drejt fitores.

Mendoj që sa më tepër të japim mesazhe të kësaj natyre, ata janë të parët që duhet të përfitojnë. Mbaj mend, po nuk më hiqet nga mendja sa mbledhje kemi bërë ato 8 vite, por na harroni. E kam shumë të rëndësishme këtë. Akoma dhe sot ka individë që ndiqen në gjyqe se kanë ardhur në protesta. Jo më shumë se dy orë më parë po merresha me një rast të tillë. Këta njerëz kanë rrezikuar për PD. Do të gjejmë mënyrat për t’i vlerësuar.  Ishte një vendim, e keqja më e vogël. Nuk ishte vendim i thjeshtë. Përgjegjësia e tij për të mos e deleguar te anëtarësia, apo referendum, por tek shpatullat e tij është një akt vendimmarrës i mire,”- tha Duma ndër të tjera.

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratëtn ët ë gjithë Shqipërinë, teksa është shprehur se kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha. Këtë të fundit e ka quajtur dhe ish-kryetar.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grida duma sali berisha jashte grupit te pd grida duma sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll