Politike

Presidenti Meta takon ambasadoren e re të Irlandës, thekson bashkëpunimin mes dy vendeve

27 Shtator 2021, 16:45 Nga DOSJA
Presidenti Meta takon ambasadoren e re të Irlandës, thekson

TIRANË – Presidenti i Republikës së Shqipërise, Ilir Meta ka pritur sot në një takim në presidencë me rastin e Letrave Kredenciale, ambasadoren e re të Irlandës në Shqipëri, Iseult Fitzgerald.

Presidenti Meta e ka ndarë takimin në rrjetin e tij social Facebook, ku i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që Irlanda ka dhënë në lehtësimin e pasojave që Shqipëria pati në 26 nëntor 2019 dhe gjithashtu ka shprehur dedikimin e tij të plotë në vazhdimin edhe më tej të marrëdhënieve bashkëpunuese mes dy vendeve, sidomos ato tregtare dhe ekonomike.

Gjithashtu, Kryetari i Shtetit e falenderoi ambasadoren në emër të të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në Republikën e Irlandës, për mundësitë që u janë krijuar për t’u integruar në shoqërinë e tyre dhe i ka uruar suksese në detyrën e re diplomatike në Shqipëri.

 

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta takon amabsadoren e irlandes iseult fitzgerald rasti i letrave kredenciale ilir meta takon amabsadoren e irlandes iseult fitzgerald rasti i letrave kredenciale

Sondazh

Poll