Politike

Procesi i Berlinit, Rama: Shumë i avashtë, pse ata do presim ne që të mblidhen një herë në vit për fermerët? Bostani sh

27 Shtator 2021, 16:01 Nga DOSJA
Procesi i Berlinit, Rama: Shumë i avashtë, pse ata do presim ne

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur kritikat ndaj Procesit të Berlinit. I pranishëm në një takim me studentët në Prishtinë, Rama tha se kjo nismë është shumë e ngadaltë dhe se vështirëson punën e fermerëve.

Kreu i Qeverisë shqiptare mori si shembull transportin e një produkti dhe tha se vetë raportet tregojnë që në doganat, një product kalon në 1 mijë e 100 vite pritje, duke bërë që bostani të shkojë si një fik i thatë në destinacion.

“Ne duhet të bëjmë maksimumin që të zgjerohemi këtu sepse këtu nuk vjen dot Bashkimi Europian dhe të na thotë mos e bëni. Nga ana tjetër, BE ka nisur një process që quhet Procesi i Berlinit, duhet të financohet. Kanë kaluar 7 apo 8 vjet, në aspektin politik ka bërë shumë mirë, sepse të gjashtë Presidentë apo kryeministra ulen dhe bisedojnë, por nuk kemi parë asgjë tjetër. Nuk kemi parë ndonjë urë apo hekurushë. Dhe tjetra është që varet nga ata. Po pse do presim ata të mblidhen njëherë në vit që të flasim për fermerët? Që fermerët të çojnë patate të presim ata? Ne duhet të bëjmë një gjë të thjeshtë, dokumentacioni të mos jetë i shumëfishtë. Që kur bostani të niset nga Konipspoli të mos shkojë si fik i thatë në destinacion. Kur niset nga Italia nuk kontrollohet 7 herë, mjafton origjina, kjo do të thotë rritje qarkullimi e të ardhurave. Po të mbledhësh të gjitha pritjet, bëhen 1 mijë e 100 vite pritje,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Rama i mëshon dialogut: Lufta fitohet në tavolinë me politikë, pakicat serbe në Kosovë janë më të përkëdhelurit. Çështja e targave të mos kthehet si e tarifës 100%

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama me studentet ne kosove edi rama rama me studentet ne kosove

Sondazh

Poll