Politike

Edi Rama: BE u themelua nga burra, sot udhëhiqet nga interesat, një turp! Kosova lëvizte lirshëm në kohën e Millosheviçit

27 Shtator 2021, 15:56 Nga DOSJA
Edi Rama: BE u themelua nga burra, sot udhëhiqet nga interesat, një

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Bashkimin Europian si një zonë që udhëhiqet nga interesat lokale dhe sondazhe, ndërkohë që është themeluar nga burra me ideale.

I pranishëm në një takim me studentët në Prishtinë, Rama tha se është një tupr që Kosova, një vend që nën sundimin e Millosheviç lëvizte lirshëm, sot që është çliruar nga NATO nuk qarkullon dot pa viza. Kryeministri Rama komentoi edhe integrimin e Shqipërisë në BE.

“Integrimi në BE nuk varet nga ne. Ju jeni i vetmi komunitet në Europë me viza, jeni komuniteti i vetëm që aleanca euro-atlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike. Gjyshërit tuaj jetonin nën sundimin e Millosheviçit dhe lëviznin lirshëm. Pse? Sepse BE nuk mban fjalën. Kosova i ka plotësuar të gjitha, këtë e thotë raporti i vetë BE-së, nuk e di sa të vëmendshëm keni qenë kur dolën edhe thanse duhet të bëni edhe demarkacionin me Malin e Zi që t’ju hapim viza, se ç’lidhje kishte, por u bë edhe ajo. U bë. Pse s’u hoqën? Këtu 2 milion njerëz nuk lëvizin dot a thua se po u hapën do ndodhë ndonjë evasion dhe do mbushet me ujë Parisi me Berlinin. e kam thënë, nuk ju vjen turp dhe kaq. Tjetra, Shqipëria duhet t’i kishte filluar negociatat dhe nuk i fillon. BE u themelua nga burra që kishin ideale sot udhëhiqet nga interesa lokale dhe sondazhet,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Rama i mëshon dialogut: Lufta fitohet në tavolinë me politikë, pakicat serbe në Kosovë janë më të përkëdhelurit. Çështja e targave të mos kthehet si e tarifës 100%

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama me studentet ne kosove edi rama rama me studentet ne kosove

Sondazh

Poll