Politike

VIDEO- Lëvdatat për Kurtin, Rama ‘xhelozohet’ para Qoses: Falenderojeni edhe për ato që do të thotë…

27 Shtator 2021, 12:31 Nga DOSJA
VIDEO- Lëvdatat për Kurtin, Rama ‘xhelozohet’ para Qoses:

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama nderoi ditën e sotme akademikun e njohur duke i dhënë Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes. Kjo iu dorëzuar ditën e sotme në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, ku të pranishëm ishin dy qeveritë Kosovë-Shqipëri. Në fund të fjalës së tij, Qosja falenderoi Ramën për fjalët që tha për të ndërsa për Kurtin e falenderoi për prezencën. Rama nuk qëndroi më gjatë pa folur derisa iu drejtua Qosjes që të dëgjojë dhe atë që kishte për të thënë Kurti.


Qosja: Falenderoj kryeministrin Edi Rama për të gjitha fjalët që i tha, falenderoj Albin Kurtin për praninë në këtë ditë

Rama: Dhe për atë që do të thotë

Qosja: Nuk e kam dëgju ende por e kam dëgju në akademi në universitet. Ju falenderoj shumë, dhe ju të gjithëve për praninë tuaj, që dëgjuat fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe këto pak fjalë të miat.

Rama në Prishtinë: Mbledhim qeveritë në fund të nëntorit, Serbia po bën manovra teatrale ushtarake! Serbët e Kosovës janë pengje (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne kosove rexhep qosja edi rama ne kosove rexhep qosja

Sondazh

Poll