Politike

U shkarkua nga Kurti dhe Osmani, ish-udhëheqësja e AKI-së emërohet si këshilltarja e Ramës

27 Shtator 2021, 16:04 Nga DOSJA
U shkarkua nga Kurti dhe Osmani, ish-udhëheqësja e AKI-së

TIRANË- Ish-zv.drejtuesja e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Vlora Hyseni është bërë këshilltare e Kryeministrit Edi Rama. Gazeta Ekspress shkruan se Hyseni, e cila është vendosur nga Rama si këshilltare e tij, para disa muajsh në Kosovë u shkarkua nga Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.

Ajo gjithashtu ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës, që institucioni mbeti pa drejtor. Pasi u shkarkua nga detyra Kreshnik Gashi në dhjeor, Hyseni e mori institucionin nëndrejtim deri në muajin prill, teksa në krye të AKI-së u emërua Petrit Ajeti.

Sipas përshkrimeve të mediave të Kosovës, Hyseni konsiderohet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe gjithashtu flet disa gjuhë të huaja.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aki edi rama kreshnik gashi petrit ajeti vjosa osmani vlora hyseni aki edi rama kreshnik gashi petrit ajeti vjosa osmani vlora hyseni

Sondazh

Poll