Politike

Rama e thotë para studentëve në Prishtinë: Rruga e vetme për ne është Ballkani i Hapur! Para se të hyja në politikë, k

27 Shtator 2021, 15:56 Nga DOSJA
Rama e thotë para studentëve në Prishtinë: Rruga e vetme

KOSOVË– “Rruga e vetme për ne është Ballkani i Hapur”. Kjo është ajo që ka thënë kryeministri Edi Rama në një takim me studnetët e Kosovës në Prishtinë. Ai tha se kjo është e vetmja alternativë për të dalë nga inercia e pafundme e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie.

Kreu i qeverisë shqiptare komentoi dhe futjen e tij në politkë teksa tha se ishte një person që mbante vëthë e nuk ia kishte marrë mendja kurrë që një ditë do të vishte kostum.

“Unë nuk do të isha marrë me politikë sikur të kisha lindur në Francë apo Gjermani, Amerikë, edhe në Shqipëri nuk do tëisha marrë sikur të mos kishte qenë historia ime e jetës që më ka përfshirë. Kam pasur flokë më shumë nga të gjithë ju këtu, sot unë me dash me i zgjat nuk kam çfarë zgjas. Kur unë i jam futur politikës kam pasur vëthë në vesh, nuk kisha menduar se do të vishja ndonjëherë kostum. Kam pasur dhëmbë origjinale sepse këto që shihni ju tani nuk janë origjinale, janë të prodhuar nga dentist. Nuk e di nëse e keni dëgjuar atë shprehjen që jeat është ajo që ndodh ndërkohë që ne jemi duke bërë plane të tjera. Unë i rashë gjatë hyrjes për të thënë se e besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga inercia e pafundme e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie është Ballkani i Hapur për ne,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Rama i mëshon dialogut: Lufta fitohet në tavolinë me politikë, pakicat serbe në Kosovë janë më të përkëdhelurit. Çështja e targave të mos kthehet si e tarifës 100%

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama me studentet ne kosove edi rama rama me studentet ne kosove

Sondazh

Poll