Politike

VIDEO-VERIFIKIMI/ Hapet sfida, Rama u betua se nuk i ka vënë më kurrë duart në xhepa pas kritikave të Rexhep Qosjes, fotot

27 Shtator 2021, 12:54 Nga DOSJA

TIRANË– Sfidoi këdo që mund ta gjente me duart në xhepa që nga koha kur ishte në opozitë dhe ne e pranuam! Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se kur ishte në opozitë iu bë vërejtje nga akademiku Rexhep Qosja se kishte duart në xhepa e që nga ajo kohë nuk i ka mbajtur më.

Unë u sfidoj të gjithëve të gjej që nga ajo kohë një foto që të jem me duar në xhepa gjatë një vizite pune.Menjëherë më kujtohet Rexhep Qosja dhe tak i heq duart nga xhepat. Që kur më dhembi atëherë kurrë më duar në xhepa.’- tha Rama ditën e sotme në Prishtinë.


Kjo deklaratë bie automatikisht poshtë pasi jo vetëm 1 herë por më shumë, Rama është fotografuar dhe filmuar me duart në xhepa.

1- Kur kancelarja Angela Merkel erdhi në Shqipëri

2- Në vitin 2020 Rama po ashtu ka qënë me duart në xhepa!

Rama u gjet jo një herë por 2 me duart në xhepa. Mesa duket kur ka pasur duart në xhepa nuk iu është kujtuar akademiku Qosja….

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama me duart ne xhepa edi rama ne kosove edi rama me duart ne xhepa edi rama ne kosove

Sondazh

Poll