Sport

Testet mjekësore të Amir Rrahmanit, largojnë frikën e dëmtimit…

24 Shtator 2021, 13:15 Nga DOSJA

ITALI – Pas suksesit 4-0 në “Marassi” kundër Sampdoria, Napoli rifilloi stërvitjet në qendrën stërvitore “Konami” këtë mëngjes. “Të kaltrit” përgatiten për ndeshjen kundër Cagliari në stadiumin “Maradona”, të planifikuar për të dielën, në orën 20:45, për javën e gjashtë të Serie A.

Lojtarët që luajtën dje në Genoa kryen ushtrime relaksi, ndërsa lojtarët e tjerë të skuadrës, ata që u aktivizua pak, apo aspak, zhvilluan një ndeshje të vogël midis tyre. Lobotka bëri terapi dhe uushtrime të personalizuara në palestër.

Mbrojtësi Amir Rrahmani iu nënshtrua një ekzaminimi neurologjik dhe testeve diagnostikuese me doktor Bucciero këtë mëngjes në klinikën “Pineta Grande”, të cilat dhanë rezultate negative, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë dëmtimi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “marassi” kundër sampdoria “të kaltrit” amir rrahmani cagliari doktor bucciero genoa klinikën “pineta grande” napoli stadiumin “maradona” “marassi” kundër sampdoria “të kaltrit” amir rrahmani cagliari doktor bucciero genoa klinikën “pineta grande” napoli stadiumin “maradona”

Sondazh

Poll