Sport

Barcelona ndalet edhe ndaj Cadiz, Koeman me orë të numëruara…

24 Shtator 2021, 05:58 Nga DOSJA

SPANJE – Barcelona gabon përsëri në përpjekjet për t’u ringritur. Pasi barazoi 1-1 ndaj Granadas, të enjten skuadra “blaugrana” e holandezit Koeman, u ndal pa gola në transfertën ndaj Cadiz, në kuadër të javës së pestë të La Ligas.

Ishte një ndeshje, e cila edhe mund të fitohej, pasi holandezi Depay shpërdoroi mjaft raste, ashtu si edhe portieri Ter Stegen qe i kujdesshëm në mbrojtjen e portës së tij. Pas minutës së 65-të katalanët luajti me një lojtar më pak, pasi Frankie De Jong mori kartonin e dytë të verdhë në pak minuta.

Në fund të takimit, Ronald Koeman shpërtheu ndaj gjyqtarit Carlos del Cerro Grande, pas ndëshkimit me dy kartonë të Frenkie de Jong dhe në fund, për ndëshkimin me karton të Sergio Busquets, që edhe do t’i mungojë Barcelonës në ndeshjet e ardhshme.

Pas këtij barazimi të dytë Barcelona u ngjit në kuotën e 9 pikëve, duke u renditur në vendin e 7-të dhe me 7 pikë më pak se kryesuesit e Real Madrid, të cilët kanë luajtur edhe një ndeshje më shumë.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona gjyqtarit carlos del cerro grande holandezit koeman ronald koeman skuadra blaugrana barcelona gjyqtarit carlos del cerro grande holandezit koeman ronald koeman skuadra blaugrana

Sondazh

Poll