Sport

Ish-ushtarë dhe oficerë policie/ Ronaldo siguri 24-orëshe për sigurinë e tij, truprojat nuk i ndahen edhe në stërvitje

24 Shtator 2021, 12:24 Nga DOSJA
Ish-ushtarë dhe oficerë policie/ Ronaldo siguri 24-orëshe

ANGLI-Cristiano Ronaldo është mësuar të jetë i rrethuar me njerëz dhe tani sulmuesi portugez po e ngre në një tjetër nivel sigurinë e tij jashtë fushës së futbollit. Ndërsa 36-vjeçari u nis drejt stërvitjes të enjten në mëngjes, Ronaldo u pa duke drejtuar Bentley-n e tij në Carrington me dy truprojat personalë që e ndiqnin nga afër me nje mjet fuoristrade.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo shihet me truproja.Dyshja u fotografua kur po ndihmonin Ronaldon të hipte në një aeroplan me pjesën tjetër të skuadrës së United në takimin ndaj Young Boys në Champions League.Dy rojet e sigurisë janë prej kohësh me Ronaldon, i cili punëson siguri 24-orëshe prej statusit prej superstari.

Mediat britanike thonë se grupi i tij i sigurisë përbëhet prej ish-ushtarakësh, oficerësh policie dhe “oficerë të mbrojtjes së afërt”.Ronaldo u la jashtë skuadrës në përballjen e Carabao Cup ndaj ëest Ham, me Solskjaer që vendosi të lërë pushim sulmuesin portugez për ndeshjen e fundjavës ndaj Aston Villa-s.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll