Sport

VIDEO/ Goli i Abraham ndëshkon Udinesen, Roma fiton por humbet kapitenin në derbin ndaj Lazios

23 Shtator 2021, 21:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Goli i Abraham ndëshkon Udinesen, Roma fiton por humbet kapitenin

ITALI– Pas humbjes me Veronën, skuadra e Romës rikthehet te fitorja. Kundër Udineses, skuadra drejtuar nuk shkëlqen, por mjafton suksesi 1-0 ndaj skuadrës friuliane.Vendimtar për Romën ishte Tammy Abraham, i cili shënoi në pjesën e parë pas një pasimi të Calafiorit që dhuroi spektakël në krahun e djathtë.

Pjesa e dytë foli për skuadrën e Udineses, madje kishte mundësinë të barazonte shifrat, por gjeti një Rui Patricio në super formë.Për t’u përmendur nga kjo ndeshje është edhe kartoni i kuq që mori kapiteni Lorenzo Pellegrini, i cili në fund mori kartonin e dytë të verdhë dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak. Fatmirësisht nuk pati ndryshim rezultati deri në përfundimin e ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport roma serie a udinese roma serie a udinese

Sondazh

Poll