Sport

Sarri-Mourinho, çfarë derbi! Herën e fundit që u përballën pothuajse përfundoi si një “luftë”

24 Shtator 2021, 12:02 Nga DOSJA
Sarri-Mourinho, çfarë derbi! Herën e fundit që u

ITALI-Të dielën në orën 18:00 Maurizio Sarri dhe Jose Mourinho do të takohen përsëri ballë për ballë në derbin e Romës. Duke parë mbrapa, dikush kujton vetëm një precedent mes të dyve, por që të dy me siguri nuk e kanë harruar: 20 Tetor 2018, Chelsea-Manchester United në Stamford Bridge.

Një ndeshje e bukur, e luftuar dhe e vendosur vetëm në sekondën e fundit, me një përfundim të ndezur dhe një luftë mes dy stolave. Në sekondat e fundit të 6 minutave shtesë të akorduara nga gjyqtari, Barkley për Chelsea-n do të barazonte takimin. I gjithë Stamford Brigde shpërtheu në festë sikur Chelsea të kishte fituar ndeshjen pas këtij goli një antar i stafit teknik të Sarrit e festoi golin para fytyrës së Mourinhos duke acaruar së tepërmi trajnerin portugez.

Situata u tensionua mes dy kampeve dhe u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe trajnerit të Chelsea-it për të qetësuar Mourinhon. Paqja u bë pas ndeshjes, prandaj të gjithë janë duke pritur se çfarë emocionesh do të ngjallë derbi të dielën në mbrëmje me dy trajnerët.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio mourinho roma sarri lazio mourinho roma sarri

Sondazh

Poll