Sport

Shkëmbi: “Ne jemi Dinamo, kërkojmë të fitojmë, pavarësisht nga kundërshtari”

24 Shtator 2021, 10:54 Nga DOSJA
Shkëmbi: “Ne jemi Dinamo, kërkojmë të fitojmë,

TIRANE – Blutë e Dinamo, në kuadër të javës së 3-të të Abissnet Superiore, nesër, në orën 13:45, do të zbarkojnë në stadiumin e Egnatias në Rrogozhinë. Ata do të sfidojnë kampionët në fuqi të Teutës.

Për këtë takim ka folur në konferencën për shtyp edhe trajneri i skuadrës kryeqytetase, Bledi Shkëmbi, i cili ka vlerësuar durrsakët, duke theksuar se Dinamo nuk do të ndryshojë mënyrën e lojës dhe do të kërkojnë 3 pikët.

“Çdo humbje nuk përjetohet mirë, por një humbje në Kupë me ndeshje kthimi, nuk mendoj se do ta kemi probleme. Këtë gjë do ta tregojmë në fushën e lojës. Përballë tani kemi kampionët, që meritojnë respekt, por ne jemi Dinamo dhe nuk do të ndryshojmë, por do të kërkojmë të fitojmë, pavarësisht ndaj çdo kundërshtari që luajmë”.

Pikat e dobëta te Teutës? “Shpresoj që “asi nën mëngë” të jenë futbollistët në fushë. Çdo skuadër ka lojtarë, që bëjnë diferencën dhe unë shpresoj ta kemi nesër këtë lojtar dhe skuadra të jetë në formë. Ekipet që dalin kampion kanë pak pika të dobëta, por ne shpresojmë që në momentet e dobëta të Teutës ta godasim dhe të shënojmë”.

Formacioni dhe gjykimi? “Kemi bërë ndryshime në Kupë, por nuk i quaj lojtarë stoli. Nuk u jam i kënaqur nga skuadra dhe shpresoj ta kemi harruar, nesër kam besim se do të bëjmë maksimumin. Nuk i druhem gjykimit, në asnjë moment skuadra dhe unë nuk do t’i druhemi gjykimit. Çdo fushë, që nuk ka shumë tifozë është e barabartë. Dëshiroj që tifozët të jenë të shumtë, pasi të dyja ekipet japin maksimumin në fushë”.

I kënaqur me ecurinë? “Duhet të jemi të kënaqur me pikët e marra deri më tani, por me lojën nuk jemi të kënaqur të gjithë. Duhet të kemi vazhdimësinë, kemi patur momente të mira gjatë ndeshjes, por edhe jo të mira. 4 pikë në dy ndeshje, barazim ndaj Laçit, një skuadër shumë të fortë nuk është keq, mendoj se kemi bërë mirë deri më tani”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bledi shkembi blutë e dinamo egnatias në rrogozhinë kampionët në fuqi të teutës bledi shkembi blutë e dinamo egnatias në rrogozhinë kampionët në fuqi të teutës

Sondazh

Poll