Sport

Trajneri Shehi nuk e nënvlerëson Kastriotin: “Çdo ndeshje vlen 3 pikë”…

24 Shtator 2021, 10:14 Nga DOSJA
Trajneri Shehi nuk e nënvlerëson Kastriotin: “Çdo ndeshje

TIRANE – Sot, trajneri i Tiranës, Orges Shehi, para ndeshjes së nesërme ndaj Kastriotit, ka në konferencën tradicionale për shtypin, ku ka theksuar se skuadra krutane është një kundërshtar që meriton vlerësim maksimal dhe nuk duhet nënvlerësuar pasi çdo ndeshje vlen 3 pikë.

Kastrioti? “Është një kundërshar që do vlerësim e duhet të kemi kujdes nga të gjitha anët. Jam optimist për të përballuar këtë ndeshje dhe do të kërkojmë fitore. Statistikat janë për në fund dhe jo pas dy javësh. Kundërshtari, ashtu si ne, dëshiron të marrë fitore. Unë mendoj se nuk duhet të nisemi nga cilësia e lojtarëve, pasi futbolli është një sport që kush skuadër jep 100% në fushë merr fitoren.

Futbolli është provim dhe pas çdo jave vihesh përballë skuadrave të ndryshme. Nuk duhet të nisemi nga kundërshtari që kemi përballë, pasi çdo ndeshje vlen 3 pikë. Duhet të jemi më agresivë dhe më të kujdesshëm në momentin që shënojmë gol. Në këto momente duhet t’i kemi minutat në favorin tonë dhe jo kundër”.

VAR dhe deklarata e Jarecit? “Nuk kam komente për dizenjatorin e arbitrimit, por mendoj se VAR është gjë pozitive për futbollin shqiptar, pasi zvogëlon gabimet. Edhe gjyqtarët janë njerëz dhe gabojnë”.

Merkato? “Largimi i Çelhakës ka vënë disi në vështirës stafin, pasi është e vështirë për ta zëvendësuar, por lojtarët që luajnë në atë rol po japin më të mirën. Është shpejt për të menduar për përforcimet në merkato”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport celhaka kastriotit orges shehi trajneri i tiranes var celhaka kastriotit orges shehi trajneri i tiranes var

Sondazh

Poll