Sport

“Tifozët e Milanit ende më duan”! Calhanoglu godet me “pambuk” kuqezinjtë: Nëse shënoj ndaj tyre, d

24 Shtator 2021, 11:48 Nga DOSJA
“Tifozët e Milanit ende më duan”! Calhanoglu godet me

MILANO-Pas lamtumirës nga Milan, Hakan Calhanoglu ishte protagonisti i fillimit të një sezoni me 1 gol dhe 2 asistime në 5 paraqitjet e para me fanellën e Interit. Mesfushori turk surprizoi drejtuesit dhe tifozët e Milanit, duke arritur një transferim falas te rivalët kryesorë.Ditën e sotme, Hakan Calhanoglu ka folur për Il Corriere dello Sport, turku zbulon reagimin e tifozëve të Milanit kur ata e takojnë nëpër rrugët e qytetit pas largimit.

“Unë jam takuar me shumë tifozë sepse shkoj shpesh për të ngrënë me familjen time në restorant. Ata më kërkojnë fotografi dhe thonë se më duan. Unë nuk kam pasur probleme me askënd në Milano dhe jam ende në kontakt me ish-shokët e mi të skuadrës”, ka thënë fillimisht Calhanoglu.Milan dhe Interi do të luajnë në derbi më 11 nëntor dhe më 6 shkurt. A do të festojë Calhanoglu nëse shënon kundër ish -skuadrës së tij?

“Nëse ndodh, unë do të festoj si zakonisht”, u përgjigj mesfushori turk.”Kam kaluar katër vite të mira në Milano, kam shumë miq atje. Kishte edhe kohë të vështira, por dy sezonet e fundit ishin më të mira se dy të parat. Inter është një skuadër e madhe. Ata fituan kampionatin dhe disa derbi gjatë kohës sime kur luaja te Milan. Kam ardhur këtu sepse më pëlqejnë sfidat e reja”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport calhanoglu inter milan calhanoglu inter milan

Sondazh

Poll