Sport

Donnarumma i pakënaqur te PSG si portier i dytë, Juventus mendon ta rikthejë në Itali!

24 Shtator 2021, 11:22 Nga DOSJA
Donnarumma i pakënaqur te PSG si portier i dytë, Juventus mendon ta

ITALI-Ai sapo ka fituar Euro 2020 si protagonist dhe megjithatë kalimi te PSG e sheh atë më shpesh në stol sesa në fushë. Me pak fjalë, Gigio Donnarumma nuk është i lumtur në Paris. Nga ana tjetër, ekziston një Juventus që e filloi kampionatin shumë keq edhe për shkak të disa gabimeve të shumta të bëra nga portieri Szczesny.

Kohët e fundit Pochettino është përpjekur t’i alternojë, por tekniku e konsideron Navas portierin e parë.Prandaj një seri pakënaqësish mund të çojnë në skenarë të bujshëm. Mino Raiola, agjenti i portierit është i befasuar nga ngjarjet e fundit dhe nëse hierarkitë nuk ndryshojnë, atëherë pritet që Donnarumma të ndryshojë ambjent.

Juventus është gati të bëjë një sulm të befashishëm. është e qartë se bardhezinjtë po kërkojnë një portier të nivelit të lartë, i cili mund të garantojë një performancë të vazhdueshme për të paktën një dekadë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport donnarumma juventus psg donnarumma juventus psg

Sondazh

Poll