Sport

Pas barazimit, Koeman: “Klubi nëse dëshiron duhet të flasë me mua”

24 Shtator 2021, 09:03 Nga DOSJA
Pas barazimit, Koeman: “Klubi nëse dëshiron duhet të

SPANJE – “Ne duhet të jemi realistë, duhet të shikojmë ekipin që kemi, lojtarët që na mungojnë. Na mungojnë shtatë lojtarë që mund të jenë titullarë në këtë ekip.” Kështu ka deklaruar trajneri Ronald Koeman, pas barazimit 0-0 të Barcelonës në Cadiz, në ndeshjen e javës së gjashtë të La Liga.

Lidhur me marrëdhëniet e tensionuara me Joan Laporta, ai tha se “me presidentin i jemi përshëndetur vetëm në hotel. Nëse klubi dëshiron të flasë me mua, ne kemi kohë për ta bërë këtë”. Sipas trajnerit holandez “duket se kur fiton, unë vazhdoj dhe kur humbas, duhet të gjesh një trajner të ri”.

Barazimi i djeshëm e ka përkeqësuar krizën e rezultateve në këtë fillimi të Barcelonës, ndërkohë që tani Koeman është vërtet i rrezikuar. Në Spanjë, mediat vendase raportojnë se i preferuari për pankinën “blaugrana” mbetet Xavi i cili, ende nuk është i bindur ta pranojë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barazimi i djeshëm cadiz joan laporta ronald koeman barazimi i djeshëm cadiz joan laporta ronald koeman

Sondazh

Poll