Politike

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme me Erion Veliajn! Grida Duma: Nuk ka për tu paraqitur, nuk dhamë dakordësi për pajti

22 Shtator 2021, 08:24 Nga DOSJA
Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme me Erion Veliajn! Grida

TIRANË– Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Grida Duma është shtyrë. Ishte Veliaj ai i cili nuk ishte prezent në seancë, ndërkohë që Duma u paraqit së bashku me avokatin mbrojtës. Përballë gazetarëve, Duma u shpreh se do jetë e pranishme në çdo seancë, ndërkohë që tha se kjo gjë nuk do të realizohet nga ana e Veliajt. Duma tregoi se ka qënë kryebashkiaku ai i cili ka kërkuar që seanca të shtyhej.

‘Nuk ka për t’u paraqitur, se përballja me të vërtetën e ka të vështirë. Do të vijojë nuk dhamë dakordësi për pajtimin. Ju bëj me dije se nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike. E vërteta duhet të kthehet në institucion. Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ia mpimë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtër fiton në këtë vend. Më takon mua të bëjë një betejë. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bën veprimin e gabuar. Ata që kanë lindur në liri, e dinë peshën e saj”.


PËRSE PËRBALLEN NË GJYKATË?

Padia u bë në datë 24 mars nga ana e Grida Dumës për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn. Veliaj e kishte quajtur Dumën “trafikante apartamentesh”, dhe kjo është arsyeja përse çështja shkoi në gjykatë, pasi deputetja i ka konsideruar akuzat e tij si shpifje të pabazuara dhe që nuk mund të argumentohen apo faktohen. Duma bëri të ditur në atë periudhë se padia është bërë për shpifjet që Veliaj ka thënë ndaj saj e se dëmi do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj grida duma erion veliaj grida duma

Sondazh

Poll