Politike

Vizita e parë zyrtare/ Lindita Nikolla shkon në Kosovë, planifikohen takime me homologun dhe Albin Kurtin

22 Shtator 2021, 08:14 Nga DOSJA
Vizita e parë zyrtare/ Lindita Nikolla shkon në Kosovë,

KOSOVË– Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar vizitën e saj të parë zyrtare jashtë vendit, pas marrjes së detyrës në seancën e datës 10 Shtator në Kuvend. Ajo ka mbërritur ditën e sotme për vizitë në Kosovë, ku do të ketë takime të nivelit të lartë, përfshirë homologun e saj Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Po ashtu Nikolla do të takohet dhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Pas takimeve Nikolla pritet që të ketë dhe një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun e saj Konjufca.

Edhe kryeministri Rama iu është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim, dhe nuk dihet nëse do të jetë mbledhje e përbashkët mes qeverive, apo një takim kokë më kokë mes kryeministrave.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lindita nikolla lindita nikolla

Sondazh

Poll