Manjani: Ambasadorët përdoren politikisht! Sa herë të dëgjoni Yuri Kim, prapa saj është Rama!
21 Shtator 2021, 20:04Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një koment lidhur me ambasadorët në Shqipëri. I ftuar në emisionin “A Show”, Manjani tha se shqiptarët duhet të kenë parasysh se sa herë që ambasadorja Yuri Kim flet, pas saj fshihet kryeministri Edi Rama. Po ashtu, ai shtoi se ambasadorët e huaj në Shqipëri po funksionojnë në favor të qeverisë.
“Nëse Rama si kryeministër i Shqipërisë nuk do që ambasadorët të kenë protagonizëm, ata nuk guxojnë ta bëjnë. Nëse Rama do që ata të flasin ata flasin, nëse do që të mos flasin, ata nuk flasin. Ambasadorja amerikane është në agjendë politike dhe është kthyer në një ministre të propagandës. Nuk ka asnjë lidhje me statusin diplomatik të Konvetës të Vjenës. Rama korrekt kur thotë se ata nuk kanë punë me çështjet e brendshme, pasi ata nuk merren me çështjet e tij të brendshme por meren me ato të atij tjetrit. Në Shqipëri ambasadorët përdoren sipas agjendës së qeverisë. Rama luan fijet në këtë vend. Saherë të dëgjoni zonjën Kim është Rama nga prapa. Nuk nxjerr Fugën por nxjerr Kim. Marrëdhënia diplomatike bëhet në rrugë të përcaktuara nga konventa e Vjenës. Nuk lejohen as të flasësh apo të bësh shantazhe. Grenell iku nga ambasador i SHBA në Gjermani. Foli dhe ndërhyri në çështjet e brendshme por u largua. Nëse do të jesh i ndershëm fol për të dyja palët politike jo vetëm për njërën palë. Është një problem i stisur për ti mbajtur njerëzit të angazhuar me punë pa leverdi dhe të nënshtruar ndaj politkës,”-tha ai.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar çështje kryesore të javës, atë të bashkëpunimit mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, ku prej ditësh ka tensione për shkak të reciproriteti ...
FIER – Një qytetar nga Kosova ka qënë i pranishëm në takimin e zhvilluar në Fier mes Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Ai ka kërkuar mbështetjen e is...
FIER – Një situatë e sikletshme është krijuar për ish-Kryeministrin Sali Berisha gjatë takimit të tij në Fier kur një nga simpatizantët e tij i ka thënë s...
VLORË– Afrim Qëndro, i cili u vendos nga Damian Gjiknuri si nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, ka deklaruar sot në mbledhjen e prezantimit të drejtuesi...
VLORË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin e ri politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj. Në...
FIER– Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar gabimet që sipas tij ka bërë kryedemokrati Lulzim Basha në krye të PD-së. Në fjalën e tij, nga Fieri, Ber...
FIER– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një takim me qytetarët në Fieri. Mesa duket emocioni për të qënë pjesë e takimit të Sali...