Politike

Josep Borrell mbledh për darkë krerët e Ballkanit Perëndimor në New York, i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama. Çfarë u

22 Shtator 2021, 07:47 Nga DOSJA
Josep Borrell mbledh për darkë krerët e Ballkanit Perëndimor

NEW YORK– Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëkohësisht Nënkryetari i Komisionit Evropian Josep Borrell organizoi një darkë joformale me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Darka u konsumua të martën në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA). 

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željko Komšiç, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç ishin ata që morën pjesë në këtë darkë joformale, ku u diskutua për situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor.

Mësohet se përfaqësuesi i Lartë i diplomacisë së BE-së nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian e Shtetet Anëtare për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar procesin e integrimit përpara.

“Folëm për situatën në Ballkanin Perëndimor. Follëm për marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor,”- ka thënë Borrell ndër të tjera.

Rama ndodhet në New York ku pritet të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës për Kombet e Bashkuara me temë  “Kuptimi i Paqes dhe Qëndrueshmërisë në shekullin e 21-të”.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll