U keni bërë presion kryetarëve të degëve? Basha: Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendime
22 Shtator 2021, 09:41Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është treguar i prerë kur është shprehur se nuk ka kuvend të Partisë Demokratike që do të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane, referuar aksionit të nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në derën e selisë blu, Basha u pyet nëse u ka bërë presion kryetarëve të degëve për të mos qenë të pranishëm në takimet e zotit Berisha. Ai nuk preferoi të jepte një përgjigje për këtë gjë, por tha se vendimet e SHBA-ve janë të pandryshueshme.
Pjesë nga intervista:
Zoti Basha u keni bërë presion kryetarëve të degëve për të mos qenë të pranishëm në takimet e zotit Berisha?
Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane. Faleminderit! Ditë të mbarë!
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kurrë nuk do të jetë peng i kryeministrit Edi Rama dhe nuk do të bëjë asnjëherë pazare me të, duke...
KOSOVË– Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar vizitën e saj të parë zyrtare jashtë vendit, pas marrjes së detyrës në seancën e datës 10 ...
NEW YORK– Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëkohësisht Nënkryetari i Komisionit Evropian Josep Borrell organizoi një...
SHBA– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një mesazh nga Uashingoni duke shënjestruar Shqipërinë.Me anë të një statusi në rrjetet e saj...
TIRANË- Tema kryesore e ditëve të fundit është vendimi i fundit për heqjen e targave në mjetet serbe nga autoritetet në Kosovë. E ftuar në ‘Open’ për të fo...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një koment lidhur me ambasadorët në Shqipëri. I ftuar në emisionin “A Show”, Manjani tha se s...
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar çështje kryesore të javës, atë të bashkëpunimit mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, ku prej ditësh ka tensione për shkak të reciproriteti ...