Politike

PËRPLASJA/ Basha: S’ka Kuvend që diskuton vendimet e SHBA-ve! Berisha i përgjigjet prerë: Do mblidhemi, por jo për DASH,

22 Shtator 2021, 10:16 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ Basha: S’ka Kuvend që diskuton vendimet e SHBA-ve!

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është përplasur në distancë me ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. ‘Ultimatumi’ i dhënë nga Basha nga dera e selisë blu, i cili referuar aksionit të nisur nga ish-kryeministri që ka deklaruar se do të mbledhë 1 mijë e 500 firma, tha se nuk ka Kuvend që mund të diskutojë vendimet e marra nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën  shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur,”- tha Basha i prerë.

Vetëm pak minuta pas deklaratës se Bashës, erdhi dhe reagimi i Berishës. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se nuk do të ndalet nga aksioni i tij. Sipas liderit historik të PD-së, Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk do të mblidhet e nuk mund të ndalohet nga askush që tmerrohet prej tij, por jo për të shqyrtuar vendimet e qeverisë së SHBA-ve. Ish-kreu i PD-së, shton se Kuvendi Kombëtar do të shqyrtojë vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Statusi i plotë: Njoftim shtypi! Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite. Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames. Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. Sb

Berisha ka zhvilluar një ditë më parë takimin e dytë me demokratët dhe ishte në qytetin e Fierit me emrin simbolik, ‘Foltorja për PD’, aksion që ka nisur që pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike më 9 shtator, me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha. Pas këtij vendimi, Basha dhe Berisha kanë hyrë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Takimin e parë të turit të nisur, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku dhe e quajti ish-kryetar Bashën. Berisha kërkon të mbledhë dhe 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së si dhe për të krijuar një referendum për të anuluar vendimin e Bashës.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll