Politike

Manjani: Zgjatja e mandatit të KPK dhe KPA jo në dorë të partive. Kushtetuta e ka parashikuar qartë zgjidhjen

21 Shtator 2021, 19:59 Nga DOSJA
Manjani: Zgjatja e mandatit të KPK dhe KPA jo në dorë të

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar çështje kryesore të javës, atë të bashkëpunimit mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut. I ftuar në “A Show”, Manjani tha se beni 179, pika b, e Kushtetutës e parashikon qartë se në rast të përfundimit të mandatit, magjistratët duhet që të shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqsor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Manjani: Këto ndryshimet kushtetuese, ku në vitin 2018 filluan punë institucionet e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët dhe sipas kushtetutës, jetëgjatësia e shkallës së parë KPK është 5 vjet dhe apeli apo shkalla e dytë KPA është 9 vjet. Nga viti 2023 mbaron mandati i KPK sipas kushtetutës. PS propozon që të ndryshojmë kushtetutën dhe tja zgjasim mandatin KPK dhe KPA me arsyetimin se nuk ka pëfunduar vetingu. Nuk ka arritur akoma as gjysma e rasteve të vetuara. Edhe sa vjet na duhen për të mbaruar vetingu i gjysmës tjetër.

Krasta: Kjo kërkesë e PS për të zgjatur organet e vetingut, kur sistemi i drejtësisë ka më vetë të parashikuar në kushtetutë që aty të ketë dy organe të vetat për të bërë këtë punë. A është kjo një dublim?

Manjani: Na ka mbetur gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pa vetuar nga mbarimi i mandatit të këtyre organeve. Çfarë ndodh kur u mbaron mandati? Kushtetuta e ka dhënë zgjidhjen për këtë rast, nuk ja ka lënë në dorë as Ramës, as Ballës as Bashës me të tijët. Neni 179 pika b e kushtetutës e parashikon se pas shpërbërjes së këtyre komisioneve, rastet  të cilat nuk janë përfunduar, shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqsor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ndihmon inspektoriati dhe drejtori i Prokurorisë së Posaçme. Kjo është formula kushtetuese. Nëse nuk bëhen këto ndryshime, vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve vazhdon, nuk ndërpritet sepse e ka parashikuar kushtetuta. Vetingun e bëjnë institucionet e ngritura me ligj. Vetingu është një proces i natyrshëm që ndodh gjithandej edhe kur ti fillon një punë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ylli manjani zgjatja e mandatit per organet e vettingut ylli manjani zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll