Politike

Basha: Nuk do jem kurrë peng i Ramës dhe s’kam qenë kukulla e Berishës! Aksioni i ish-kryeministrit? Kreu i PD-së: S’ka

22 Shtator 2021, 09:32 Nga DOSJA
Basha: Nuk do jem kurrë peng i Ramës dhe s’kam qenë kukulla

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kurrë nuk do të jetë peng i kryeministrit Edi Rama dhe nuk do të bëjë asnjëherë pazare me të, duke iu përgjigjur kështu akuzave të ish-liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Përpara gazetarëve, në hyrjen e selisë blu, Basha u pyet nëse ka bërë pazare me Ramën, referuar akuzave të ngritura nga Berisha, kreu i PD-së tha se për tetë vite me radhë është akuzuar nga numri NJË i qeverisë se ka qenë kukulla e Berishës, ndërsa ky i fundit e ka  akuzuar se po bën pazare me të. E para sipas Bashës, të qenit kukull e Berishës, është gënjeshtër, ndërsa e dyta, pazaret me Ramën, nuk do të ndodhin kurrë.

Kryedemokrati shtoi se misioni i tij është kthimi i vendit në shinat e demorkacisë dhe largimit të regjimit të Ramës. I pyetur nëse u ka bërë presion kryetarëve të degëve për të mos qenë të pranishëm në takimet e Berishës në kuadër të turit që ka nisur ky i fundit, Basha nuk preferoi të përgjigjej, por shtoi se kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën  shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.


Prononcimi i plotë:

A jeni në Pazar me kryeministrin Rama pasi lideri historik i demokratëve ju ka akuzuar për tradhëti e pazare për sa u përket ndryshimeve kushtetuese?

Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore  për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë partiake.

Zoti Basha u keni bërë presion kryetarëve të degëve për të mos qenë të pranishëm në takimet e zotit Berisha?

Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën  shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane. Faleminderit! Ditë të mbarë!

Berisha ka zhvilluar një ditë më parë takimin e dytë me demokratët dhe ishte në qytetin e Fierit me emrin simbolik, ‘Foltorja për PD’, aksion që ka nisr që pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike më 9 shtator, me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha. Pas këtij vendimi, Basha dhe Berisha kanë hyrë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Takimin e parë të turit të nisur, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku dhe e quajti ish-kryetar Bashën. Berisha kërkon të mbledhë dhe 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së si dhe për të krijuar një referendum për të anuluar vendimin e Bashës.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd lulzim basha aksioni i berishes foltorja per pd lulzim basha

Sondazh

Poll