Politike

Mesazhi i FORTË i ambasadores Yuri Kim nga Uashingtoni: Jemi seriozë për luftën ndaj korrupsionit

21 Shtator 2021, 20:49 Nga DOSJA
Mesazhi i FORTË i ambasadores Yuri Kim nga Uashingtoni: Jemi seriozë

SHBA– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një mesazh nga Uashingoni duke shënjestruar Shqipërinë.

Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, ajo shkruan se po koordinon hapat për të intensifikuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës. Po ashtu, ajo shton se Amerika është shumë e qartë lidhur me luftën ndaj korrupsionit.

“Në Uashington për të koordinuar hapat e radhës për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë. Jemi shumë të qartë dhe seriozë për korrupsionin përfshi edhe përcaktimet sipas 7031(c) – teksa mbështesim Shqipërinë që është më demokratike, e fortë dhe e begatë. SHBA ka qenë me Shqipërinë për 30 vitet e fundit; do të jemi me ju edhe për 30 vitet e ardhshme dhe më tej,”-shkruan ajo.

Mesazhi i Kim vjen disa orë pasi Sali Berisha nga Fieri i konsideroi shpifje dosjet mbi të cilat u bazua SHBA për ta shpallur “non grata”. Po ashtu sot nga Fieri, Berisha u shpreh se vendimi për të u bazua në raporte të NGO-ve, të organizatave të shoqërisë civile, në raporte të mediave dhe të qeverisë së Ramës dhe sipas tij janë të gjitha shpifje.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim ne shba yuri kim yuri kim ne shba

Sondazh

Poll