Sport

VIDEO/ Messi eklipsohet nga një argjentinas, PSG fiton në frymën e fundit ndaj Lyon

19 Shtator 2021, 20:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Messi eklipsohet nga një argjentinas, PSG fiton në frymën

FRANCË-Në “Parc des Princes” u zhvillua kryendeshja e javës së 6-të mes PSG-Lyon,përfunduar 2-1 në favor të parizienëve. Një 90 minutësh dramatik, për mënyrën sesi shkoi ndeshja, pasi PSG ia doli të fitonte vetëm në frymën e fundit falë golit të Icardit. Një pjesë e parë që do të përfundonte pa gola, ndërsa në të dytën, do të ishin miqtë nga Lyoni që do kalonin të parët në avantazh.

Në minutën e 54′, Paqueta u tregua i saktë përballë Donnarummas.Një realizim i tillë, nuk frikësoi PSG, që vazhdonte të sulmonte me Neymar-Messi-Mbappe, ndihmuar edhe nga Di Maria. Megjithatë goli i barazimit do të vinte vetëm nga penalltia.

Neymar në minutën e 66′ u tregua i saktë, ndërsa kur takimi po shkonte drejt fundit,Icardi, i cili hyri në lojë në minutën e 82′ në vend të Di Maria-s shënoi në minutën e 92′. Një fitore me vështirësi por që mban PSG në vendin e parë në kuotën e 18 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport icardi lyon messi psg icardi lyon messi psg

Sondazh

Poll