Sport

De Rossi gati për aventurën si trajner, kontaktohet nga klubi i Serie A

19 Shtator 2021, 15:57 Nga DOSJA
De Rossi gati për aventurën si trajner, kontaktohet nga klubi i Serie

ITALI– Stoli i Sinisa Mihajlovic po lëkundet. Trajneri i Bolognës pësoi një humbje të turpshme ditën e djeshme ndaj Interit me shifrat 6-1, por jo vetëm kaq.

Eleminimi i shpejtë nga Kupa e Italisë ndaj Ternana-s, skuadrës që militon në Serie B, ka bërë që drejtuesit të shohin për një tjetër trajner dhe sipas “TuttoMercatoweb”, klubi emilian ka kontaktuar Daniele De Rossin si trajner të mundshëm.

Ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006 ka shprehur dëshirën të drejtojë një skuadër,pas largimit nga stafi i Italisë pas shpalljes kampion në Euro 2020.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bologna de rossi mihajlovic bologna de rossi mihajlovic

Sondazh

Poll