Sport

U sulmua nga disa persona dhe tani është në koma, Ronaldo ofron mbështetje për futbollistin anglez: Të pres të vish në M

19 Shtator 2021, 15:33 Nga DOSJA
U sulmua nga disa persona dhe tani është në koma, Ronaldo ofron

AUSTRALI-Cristiano Ronaldo i ka ofruar mbështetjen e tij Danny Hodgson, futbollistit anglez që aktualisht në gjendje kome në Australi, pas një sulmi që iu bë. Lojtari 26-vjeçar i ECU Joondalup, në Premier League-n australiane, ishte duke festuar fundin e sezonit kur dyshohet se u qëllua në shpinë kur hyri në stacionin e trenit në Perth.

Prindërit e tij, Nicola dhe Peter – raporton shtypi britanik – fluturuan në Australi për të qëndruar me djalin e tyre pasi ai u dërgua në Spitalin Royal Perth në gjendje kritike dhe u vendos në koma artificiale pas operacionit urgjent. Hodgson mbetet në gjendje kritike, por tani është në një situatë të qëndrueshme.

Cristiano Ronaldo has sent a get-well message to Perth footballer Danny Hodgson, as he is still in critical condition. It is Hodgson’s 26th birthday and his parents have shared a heartfelt message, and pictures of happier times. pic.twitter.com/5HMjYa2Xi4

— 10 News First Perth (@10NewsFirstPER) September 19, 2021

Ronaldo i ka ofruar kolegut të tij mbështetjen e tij në këto rrethana tragjike dhe shpreson të shohë Hodgson në Manchester kur të shërohet: “Përshëndetje Danny, sapo dëgjova për historinë tënde, shpresoj që të shërohesh së shpejti,” tha Ronaldo në një video. “Të ftoj të vish në një nga ndeshjet tona në Mançester, kështu që shërohu shpejt miku im. Bëj kujdes,” shtoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport danny hodgson ronaldo danny hodgson ronaldo

Sondazh

Poll