Sport

Nuk arriti dot të siguronte një biletë, tifozi e gjen zgjidhjen: fshihet 2 orë në banjën e femrave të stadiumit

19 Shtator 2021, 19:49 Nga DOSJA
Nuk arriti dot të siguronte një biletë, tifozi e gjen zgjidhjen:

SKOCI-Një tifoz i Celtic arriti të shikojë skuadrën e tij të zemrës në ndeshjen e Europa League kundër Betis pa paguar asgjë.Paul Byars, tifozi skocez u fsheh në banjon e femrave në stadiumin Benito Villamarin në Seville, Spanjë.

Në fakt, tifozi arriti të futej, të merrte ashensorin dhe të hynte në rrethimin e stadiumit. Qëllimi i tij ishte vetëm një: të ishte në gjendje të shihte ndeshjen e parë të grupit G të Europa League në ndeshjen e parë të Celtic.

Paul u fut në dhomën e parë që gjeti dhe më pas u fsheh për 2 orë në banjot e femrave duke u përpjekur të mos shihej. Dy orë të gjata, në një pozicion jo aq të rehatshëm, por në fund tifozi ia doli. Paul doli nga banjo dhe shkoi në tribunë për të parë ndeshjen.

Tifozi dokumentoi misionin e tij të fshehtë në rrjetet sociale para përfundimit të ndeshjes. “Pasi u futa fshehurazi në parking, u futa në ashensor dhe u fsheha në banjë për dy orë, më në fund arrita të futem në stadium.”Postimi u bë shpejt viral dhe përdoruesit e Tëitter mirëpritën me entuziazëm përpjekjet e tij.

 

What a day

Snuck in through the car park up the lift and after sitting in a toilet for 2 hours we are finally in the stadium

Cmon the celtic pic.twitter.com/iRbyY30r8p

— Paul Byars (@byars_paul) September 16, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport betis celtic europa league paul byars betis celtic europa league paul byars

Sondazh

Poll