Sport

VIDEO/ Ronaldo shënon përsëri për Manchester United, por fitoren ia jep portieri De Gea në minutën e 95′

19 Shtator 2021, 15:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Ronaldo shënon përsëri për Manchester United, por

ANGLI– Manchester United fiton ndaj West Ham dhe i bashkohet Liverpoolit në krye të renditjes me 13 pikë. Djajtë e Kuq fituan 2-1 me golin fitues të Lingard në minutën e 89-të dhe penalltinë e pritur nga De Gea ndaj Noble në minutën e 95-të. Një pjesë e parë me ritëm dhe gola e do të ishin vendasit që në minutën e 30′ do të shënonin me Benrahma.

Skuadra e Solskajer reagon vetëm 5 minuta më vonë me Cristiano Ronaldon që shënon golin e katërt me fanellën e Manchester United. Në pjesën e dytë United sulmoi por avantazhi do të vinte në minutën e 89′ me Lingard, i cili sezonin e kaluar luajti te West Ham.

Emocionet nuk do të përfundonin këtu, sespe në minutën e 95′ Shaw devijon me dorë një krosim në zonë dhe arbitri Atkinson akordoi penallti. Pranë topit shkoi Noble, por De Gea e nuhati goditjen e futbollistit të ëest Ham duke i dhënë fitoren Manchester United.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport de gea manchester united west ham de gea manchester united west ham

Sondazh

Poll