Sport

Kryeqyteti italian “qan”/ Roma e Mourinhos bie ndaj Veronës, Lazio zhgënjen ndaj Cagliarit

19 Shtator 2021, 19:11 Nga DOSJA
Kryeqyteti italian “qan”/ Roma e Mourinhos bie ndaj Veronës,

ITALI– Roma dhe Lazio nuk ia dalin të fitojnë në javën e katërt të Serie A. Skuadra verdhekuqe drejtuar nga Jose Mourinho mundet nga Verona në transfertë me shifrat 3-2. Roma do të kalonte e para në avantazh me Pellegrinin në minutën e 36′, ndërsa në pjesën e dytë Barak dhe Caprari kaluan në avantazh Veronën respektivisht në minutat 49′ dhe 54′.

Megjithatë Roma nuk u dorëzua, sepse Ilic do të shënonte autogol, duke rihapur takimin,por që nuk mjaftoi, sepse Faraoni shënoi golin e fitores. Pas 6 fitoreve rradhazi, Jose Mourinho merr humbjen e parë.

LAZIO-CAGLIARI 2-2

Nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 skuadra e Lazios përballë Cagliarit. Debuton me një pikë Valter Mazzari në stolin e skuadrës sarde.Në fundin e pjesës së parë ishte i përhershmi Immobile që shënoi në minutën e 45′, ndërsa në pjesën e dytë Cagliari arriti të barazonte me Joao Pedron pas një gabimi në mbrojtjen e Lazios dhe ta përmbyste sfidën me Keita Balde.

Nga ky moment ekipi i Sarrit u hodh i gjithi në sulm për të ndryshuar fatin e sfidës dhe Cataldi shënoi një supergol për të barazuar sfidën. Përfundoi 2-2 në “Olimpico” dhe Lazio nuk ringrihet dot pas humbjes me Milanin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio roma lazio roma

Sondazh

Poll